MENU
klinika

Detaje nga atentati në Kurbin ku u vra ekonomisti

Autorët vrasës me pagesë, nuk e njihnin shënjestrën!

12.02.2024 - 11:05

Detaje të reja dalin nga atentati ndaj biznesmenit Ardian Gjeloshi, mëngjesin e së shtunës (10 shkurt) në firmën e inerteve në fshatin Gures të Kurbinit.

Nga breshëria e plumbave humbi jetën ekonomisti i firmës Selman Mihana, rreth 70-vjeç, ndërsa u plagos pronari Ardian Gjeloshi.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se sipas burimeve nga grupi hetimor autorët kanë qenë të paktën katër persona dhe kanë lëvizur me dy automjetë tip Range Rover. Ata kanë parkuar makinat luksoze rreth 50 metra larg firmës dhe kanë hyrë brenda ambienteve nga një pjesë e cila nuk ka qenë e rrethuar me avlli.

Ata kanë pritur derisa kanë mbërritur biznesmeni dhe ekonomisti, ndërsa dyshohet se nuk e kanë njohur shënjestrën e tyre, Ardian Gjeloshin, pasi kanë qëlluar me breshëri plumbash ndaj të dy personave.

Mësohet se 51-vjeçari udhëtonte me automjet të blinduar, ndaj sipas gazetares Klodiana Lala, autorët e kanë pasur të pamundur që t’i bëjnë atentat rrugës, ndaj kanë shkuar në biznesin e tij për ta vrarë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Të veshur me të zeza hynë në ambientet e biznesit dhe…

Autorët e atentatit në Kurbin, avrasës me pagesë?