MENU
klinika

Deklaratat e Ahmetajt për inceneratorët

Basha paralajmëron: Do të dorëzojmë në SPAK padi penale për Ramën

15.02.2024 - 12:41

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka paralajmëruar se do të dorëzojë padi në SPAK ndaj kryeministrit Edi Rama, pas deklaratave të ish-numrit 2 të qeverisë, Arben Ahmetaj për inceneratorët.

Basha u shpreh se kreu i qeverisë nuk do të arrijë dot t’i ikë përgjegjësisë, ndërsa theksoi se arsyetimi i kryeministrit se për shkak të vizitës së Blinken, nuk do të merrte pjesë në seancën parlamentare ku PD kërkoi interpelancë urgjence, është justifikim.

Kreu i PD-së shtoi se padia penale do të dorëzohet në Prokurorinë e Posaçme javën e ardhshme.

“Rama ka përdorur vizitën e sekretarit Blinken për t’u fshehur nga një detyrim kushtetues, që nga ana tjetër tregon se çfarë teatri i shpifur luhet këtu dhe sa i leverdis Ramës që të mos ketë Parlament, të mos ketë përgjegjësinë që të përgjigjet para shqiptarëve, detyrimin të përgjigjet para opozitës. Shpreh keqardhjen që ky skenar, që është në favor të Ramës, ekzekutohet nga të tjerë deputetë të opozitës duke i hequr mundësinë opozitë për të gozhduar Ramën para opinionit publik.

Siç e kam thënë, PD nuk do të dorëzohet para këtij realiteti dhe teatri, të qartë që luajnë me njëri-tjetrin. Ndonëse i ikën interpelancës, përgjegjësisë nuk i ikën dot. PD po përgatit dhe javën e ardshme do të dorëzojë në SPAK padi penale bazuar mbi faktet e reja të dala në dritë dhe pohimet e ish-zv.kryeministrit që përfituesi i vërtetë i aferës së inceneratorëve është Rama, si edhe subjekte të tjera të përfshirë në këtë aferë, të denoncuara nga ish-zv.kryeministrit, që është individi Blerim Hoxha, i cili supozohet është një nga prestanomet që ka kanalizuar miliona euro të shqiptarëve, të vjedhura përmes inceneratorëve, në fushatat e PS”, tha Basha, jashtë Kuvendit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"S’kam ndërmend ta fus në çorapet e pista të politikës!"

Blinken s’do të takohet me opozitën, Basha: Bisedimet me partnerët s’kanë munguar!