MENU
klinika

“SPAK është shpresa e fundit e shqiptarëve”

Basha për deklaratat e Ahmetajt: E kuptuam pse e duan me çdo kusht…

02.02.2024 - 19:56

Kryetari i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha gjatë Kuvendit zgjedhor në degët 8 dhe 2 në Tiranë foli edhe për SPAK-un, duke e cilësuar si shpresën e fundit të shqiptarëve.

Basha tha se mbrëmë pas deklaratës së Ahmetajt u kuptua se pse qeveria kërkon ta ketë nën kontroll SPAK-un, pasi sipas tij janë të gjithë të zhytur.

“Mbrëmë dhe sot e kuptuam se pse e duan me cdo kusht ta kenë SPAK nën kontroll, me hir apo pa hir, me hile me ligj e rregullore e duan në kontroll, sepse janë të zhytur të gjithë” u shpreh ai.

Kreu i PD shtoi se përpëlitjen e ish-zv.kryeministrit treguan sesa keq i është mbledhur litari në fyt

“Përpëlitjet e mbrëmshme, tregojnë se sa keq i është mbledhur litari në fyt atij që ka abuzuar me pasuritë dhe pronat e shqiptarëve. Duan ta presin litarin, duan të përdorin duart e hallexhinjve të njëjtë, duan të përdorin skema, por duhet ta dinë që PD mbështet hetimin e të korruptuarve pavarësisht emrit. PD do t’i ofrojë shqiptarëve rrugën jashtë kësaj mënyrë”, tha Basha.

Basha: Kërcënimi i dytë ju vjen nga SPAK, po të numërosh titujt e baltës kundër PD, rivalizojnë vetëm me strukturën e Posacmë anti-korrupsion.

Mbrëmë dhe sot e kuptuam se pse e duan me cdo kusht ta kenë SPAK nën kontroll, me hir apo pa hir, me hile me ligj e rregullore e duan në kontroll, sepse janë të zhytur të gjithë.

Është ndryshe ta dëgjosh nga goja e 2 tek tregon me gisht 1. Njëshin që ka disa prej treshave dhe katërshave në burgjet e vendit, disa të tjerë në duart e prokurorisë dhe disa të tjerë në arrati.

SPAK është shpresa e fundit e shqiptarëve për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë.

Nuk është perfekt, por është e vetmja shpresë, ndaj duan ta mbysin. Duan ta mbysin, ose ta kthejnë në një dele tjetër në vathin e tyre. Nuk do t’ia dalin, jo vetëm për shkak të mbështetjes pa kushte që i jep PD, por edhe sepse në këtë betejë më synimet më të larta njerëzore kemi në krah ata që nuk lanë 34 vite më parë të përfundonim si Kuba e Evropës, SHBA dhe BE.

Përpëlitjet e mbrëmshme, tregojnë se sa keq i është mbledhur litari në fyt atij që ka abuzuar me pasuritë dhe pronat e shqiptarëve. Duan ta presin litarin, duan të përdorin duart e hallexhinjve të njëjtë, duan të përdorin skema, por duhet ta dinë që PD mbështet hetimin e të korruptuarve pavarësisht emrit. PD do t’i ofrojë shqiptarëve rrugën jashtë kësaj mënyrë

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"SPAK duhet t’i ofrojë mundësinë për të qenë bashkëpunëtor..."

Intervista e Arben Ahmetajt, reagon Bardhi: Përdori kodin e mafias për të dhënë mesazhe