Thyerja e besnikërisë në çift do të klasifikohet në Kodin Penal si një vepër penale e dënueshme deri në 3 vjet burg.
Në projekt-amendamentet e Kodit Penal, bigamia parashikohet të konsiderohet vepër penale dhe mund të dënohet e gjobë ose burg deri në 3 vite.
Në ndryshimet e reja që pritet të bëhen në Kodin Penal, parashikohet që nëse bigamia vazhdon pas dënimit të parë, atëherë dënimi shkon nga 6 muaj burg deri në 4 vite.
“Mbajtja e dy ose më shumë martesave në të njëjtën kohë, ose bashkëjetesa me një ose më shumë partnerë njëkohësisht, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. Nëse bigamia vazhdon pas dënimit të parë, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet”, thuhet në projekligjin e paraqitur për diskutim.aa-5-507×400-1
Sipas Kodit të Familjes, bashkëjetesë quhet kur dy individë kanë një lidhje emocionale dhe jetojnë në çift, e karakterizuar nga një jetë e përbashkët, që paraqet një karakter stabiliteti dhe vazhdueshmërie.
Ndryshimet në Kodin Penal u propozuan pas arrestimit të kirurgut Dervish Hasi, i cili kishte 3 martesa dhe krijoi të 4-rt me një 16 vjeçare, lidhje që e çoi pas hekurave për abuzim.