Bashkëshortja e Pëllumb Metës, 50-vjeçarit që u vra dhe u varros në kasollen pranë banesës nga fëmijët e tij në Shënvlash, Durrës ka folur për herë në lidhje me ngjarjen.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Blerina Meta është shprehur se bashkëshorti i saj ka qenë shumë agresiv dhe i dhunshëm me të dhe fëmijët e tyre.
Ajo është shprehur se nuk e ka ditur për planin e fëmijëve, dhe për bashkëshortin ka nisur të shqetësohet pas 3 ditësh, pasi ai punonte roje nate dhe jo çdo natë shkonte në shtëpi.
Pjesë nga intervista
Çfarë ka ndodhur në familjen tuaj?
Brikena Meta: Në radhë të parë dua t’ju them që jam shumë e rënduar nga ana psikologjike. Sa i përket pyetjes tuaj, dua të them që ka ndodhur një gjë shumë e tmerrshme.
Është diçka që ka ardhur si pasojë e një dhunë të vazhdueshme, qoftë fizike, qoftë psikologjike. Ishte një njeri shumë agresiv. Kërcënime për jetën si mua dhe fëmijët e mi.
Keni qenë në dijeni të këtij plani?
Brikena Meta: Jo. Unë dijë vetëm që dhuna ishte e pranishme në familjen time.
Jeni shqetësuar për mungesën e bashkëshortit?
Brikena Meta: Unë atë ditë nuk isha i shqetësuar, sepse im shoq punonte roje nate dhe nuk është se vinte çdo natë në shtëpi.
Kur filluat të shqetësoheshit?
Brikena Meta: Ditën e tretë në mos gaboj.