MENU
klinika

"Janë në fazën e martesës"

Bashkimi i Bardhit me Berishën, Bejko: Po përdorin njëri-tjetrin

06.02.2024 - 17:47

Demokrati Roland Bejko ka folur për situatën ku ndodhet Partia Demokratike dhe praninë e Gazment Bardhit në tubimin e djeshëm poshtë banesës së ish-kryeministrit Sali Berisha.

Sipas Bejkos, Bardhi e Berisha janë si një çift në prag martese, por që po përdorin njëri-tjetrin.

Ndërsa për situatën brenda Partisë Demokratike, ai u shpreh se çështja e PD-së po bëhet më e paqartë.

“Raporti Bardhi-Berisha është si puna e një çifti që deri sa të shkojë në martesë kalon në disa faza. Faza e parë është kërkimi i dorës, ku kërkohen negociatorë. Më pas jepet dakordësia, pastaj vjen delegacioni i fejesës dhe martesës. Këta janë në fazën e martesës tani. Dihet që Bardhi mundohej që të krijonte një lloj rregulli me të shkuarën, për të ruajtur shtyllën kurrizore, por në fakt zhbëri veten e tij.

Mua nuk më intereson çfarë do ndodhë me fatin e tyre personal. Ajo që më shqetëson është fati i opozitës shqiptare. Përbërja sociologjike në PD është e tillë që një pjesë e madhe e deputetëve janë te pjesa gri. Po e bëjnë më konfuze çështjen e PD-së.

Të dy po përdorin njëri-tjetrin dhe duan ti marrin diçka njëri-tjetrit. Berishës i intereson se grupi i deputetëve që kishte nuk i mjaftonte për të qenë në politikë”, u shpreh Roland Bejko për ABC News.