MENU
klinika

“Të mos humbasim kohë me Berishën”

Bashkimi i demokratëve, Alimehmeti: Është i mundur,

01.02.2024 - 20:33

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës si përfaqësues i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti ka folur për situatën e opozitës.

Sipas tij një bashkim i demokratëve është i mundshëm për sa kohë ata kanë një qëllim të përbashkët.

Alimehmeti tha se bashkimi duhet të nisë si fillim nga baza.

“E shikoj të mundur bashkimin e demokratëve për sa kohë bashkohen nga një qëllim i përbashkët. Kur ke përballë një të keqe të madhe njerëzit bashkohen. Kur je në opozitë nuk ka kuptim ndarja. Mendoj se ka pasur një problem ku nuk është lejuar pluralizmi i brendshëm.

Përgjatë kësaj kohe kam thënë se majat e maleve nuk puqen, ato bashkohen te bazat. Demokracia vjen nga poshtë lart, jo nga lartë poshtë. Duhet bashkim, por duhet të fillojë nga bazat që zgjedhin elitat drejtuese. Emrat duhet të jenë përbashkues dhe që nuk kanë fatura të mëhershme. Ne jemi në luftë me kohën për momentin”, ka thënë Alimehmeti.

Ai ka folur edhe për çështjen e ish-kryeministrit Berisha duke thënë se është e motivuar politikisht.

Megjithatë sipas Alimehmetit, demokratët po humbin kohë me këtë çështje.

“Po humbasim kohë jo vetëm me çështjen e zotit Berisha, e cila nuk do çojë askund, përveç kësaj flluskës që e çoi në arrest shtëpie. Ajo është e motivuar politikisht, por ka energji që humben aty, nuk ka diskutim”, u shpreh ai mes të tjerash në intervistën për News 24.