MENU
klinika

A vlen ftesa për Bashën dhe Alibeajn

Bashkimi i opozitës, Flamur Noka shtrin dorën për deputetët e PD-së

14.02.2024 - 13:57

Flamur Noka u ka “shtrirë dorën” të gjithë deputetëve të PD-së që s’janë pjesë e aksionit opozitar për t’u bashkuar.

“Dera jonë ka qenë e hapur dhe do të jetë për çdo demokrat dhe qytetar të këtij vendi, politikan apo jo, deputet apo jo, që sheh rrezikun tek Edi Rama dhe regjimi i tij”, theksoi Noka nga Shkodra, ku ndodhej në një takim me demokratët së bashku me Gazment Bardhin.

Por shtoi se festa e tij nuk është për kreun e PD-së, Lulzim Basha dhe deputetin Enkeled Alibeaj, që sipas tij kanë vërtetuar se janë pengje të kryeministrit Rama.

Flamur Noka: Nga Shkodra do të japim mesazhin e bashkimit në të gjithë Shqipërinë. Nga këtu do të nisim qëndresën për rrëzimin e këtij regjimi kriminal të Ramës, kjo ditë e shumëpritur po vjen. Do i prijmë kësaj beteje për demokratët dhe Shqipërinë.

Do të ketë ndryshim të kupolës drejtuese në strukturën në Shkodër?

Flamur Noka: Ajo që demokratë presin është që PD e bashkuar të fuqizohet të ringrihet dhe të rrëzojë këtë regjim. Do të jemi bashkë në këtë mision. Momenti na kërkon që këtë mision ta përmbushin ne.

Ju pengon fakti që disa kolegë vazhdojnë të mos i përgjigjen ftesës juaj?

Flamur Noka: Dera jonë ka qenë e hapur dhe do të jetë për çdo demokrat dhe qytetar të këtij vendi, politikan apo jo, deputet apo jo, që sheh rrezikun tek Edi Rama dhe regjimi i tij. Dera jonë është e hapur, dora jonë është e shtrirë por është zgjidhje e gjithsecilit nëse do të rreshtohet me regjimin apo opozitës.

Dera e hapur edhe për Bashën?

Flamur Noka: Për çdo demokrat dhe çdo qytetar është në betejë me Ramën dhe regjimin, Basha dhe Alibeaj deri më sot kanë vërtetuar se janë pengje të regjimit, për të tjerët dera është e hapur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN