MENU
klinika

Deri më sot, lidhja e vetme hekurudhore

BE dhe BERZH financojnë hekurudhën Vorë-Hani i Hotit

27.02.2024 - 13:19

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim njoftoi miratimin e një kredie €98.75 milionë euro për Shqipërinë, pjesë e një projekti të bashkëfinancuar nga Banka Evropiane e Investimeve dhe Bashkimi Evropian për rehabilitimin dhe elektrifikimin e linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit.

Linjës hekurudhore Tiranë-Durrës, e cila është aktualisht në ndërtim, pritet t’i shtohet në të ardhmen edhe segmenti Vorë-Hani i Hotit, duke krijuar në këtë mënyrë një lidhje hekurudhore për pasagjerë dhe mallra të shpejtësisë së lartë për në Malin e Zi dhe më tutje. Projekti me vlerë 373 milionë euro financohet me gati 130 milionë euro para dhuratë nga Bashkimi Evropian si dhe kredi të akorduara nga Banka Evropiane e Investimeve dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Linja hekurudhore është 120 kilometra e gjatë dhe financimi i saj bëhet në kuadër të Rrjetit Trans-Evropian të Transportit. Ajo është deri më sot lidhja e vetme hekurudhore.

Linjat hekurudhore shqiptare filluan të ndërtohen gjatë Luftës së Dytë Botërore ndërsa gjatë kohës së Komunizmit u ndërtuan lidhjet Shkodër-Vlorë, Durrës – Guri i Kuq në Pogradec si dhe dy zgjatime industriale drejt Fier – Ballsh dhe Milot – Klos.

Linjat hekurudhore u braktisën nga udhëtarët për shkak të ngadalësisë së trenave ndërsa investimet aktuale janë të parat në këtë sektor që nga rënia e komunizmit./BIRN

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Afati deri kur mund të paraqiten ofertat

Hapet tenderi për Bypassin 1 Vlorë-Orikum!