MENU
klinika

Çfarë ndodhi?

Bebe Rexha largohet e nervozuar nga skena e koncertit

14.02.2024 - 14:21

Një incident i pakëndshëm ka ndodhur në koncertin që ylli shqiptar Bebe Rexha po mbante në Las Vegas. Bebe u detyrua të largohej nga skena mbrëmjen e kaluar pasi nuk u ndie e kënaqur me performancën e saj që u ndikua nga problemet teknike.

Këngëtarja dhe kantautorja u ngjit në skenë në “Sports Illustrated The Party” të prezantuar nga Captain Morgan të shtunën në mbrëmje, dhe duket se mikrofoni i saj nuk po punonte mirë.

Bebe Rexha tha: “Pritni pak, pritni pak. Ju dua, por duhet të zgjidhni sistemin e mikrofonit…”, para se të shtonte se dëshironte të jepte një “shfaqje të mirë”.

34-vjeçarja nuk mendonte se kjo ishte e mundur, pasi ajo vendosi të dilte jashtë skenës, duke i dhënë fund kështu gjithë performancës.