MENU
klinika

“Mbështetje për qeverinë”

Blinken në Tiranë/ Kulla: Vjen para hapjes së bazës ushtarake në Kuçovë

09.02.2024 - 23:56

Eksperti i sigurisë, Ilir Kulla ka “zbërthyer” edhe vizitën që pritet të zhvillojë Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken javën e ardhshme në Shqipëri. I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Kulla theksoi se kjo vizitë e diplomatit vjen pak javë para nisjes së punës në bazën ushtarake amerikane në Kuçovë.

Sipas tij, është një mbështetje ndaj shtetit shqiptar dhe qeverisë. Kulla shtoi se është gjithashtu edhe një mesazh për Serbinë.

“Në muajin mars, fillon punën baza e Kuçovës, e cila është baza më e madhe ajrore në Ballkan, baza mbështetëse e avancuar ajrore. Që do të thotë se është fronti i fundit amerikan me ato që konsiderohet sor kufiri me Rusinë, që është Serbia. Pra, është Shqipëria. Do të shkonte edhe në Maqedoninë e Veriut nëse nuk do të kishte zgjedhje. Por edhe fakti që Putin përmendi Serbinë e Ballkanin, konsiderohet tashmë si vija e kuqe e fundit e luftës midis Lindjes e Perëndimit.

Në mënyrë simbolike jep një mbështetje dhe një oksigjen të jashtëzakonshëm shtetit e qeverisjes. Ai vë edhe njëherë në dukje se ky është territori jonë, baza dhe qeverisja e jona. Nëse do të takojë kreun e SPAK apo edhe OJF-të, do të thotë se edhe sistemi i drejtësisë është i yni. Që Shqipëria është model amerikan se si të bëhet shtet i suksesshëm që përgatitet për në BE.

Është sinjal edhe për Serbinë se ca do bëjë, të rrijë me Rusinë apo të kalojë matanë. Fakti që Putin në atë intervistë dy orëshe, që është ndjekur nga miliona njerëz në botë, përmend Ballkanin, tregon edhe që prioriteti për sigurinë në Ballkan është shumë i lartë. Mendoj që edhe njëherë Perëndimi e quan Shqipërinë jo vetëm një bazë e sigurt e NATO-s por edhe për Amerikën, është një ‘kopësht amerikan’. Vizita është një lajm i mirë”, u shpreh Kulla.”, u shpreh Kulla./abcnews.al