MENU
klinika

"S’kam ndërmend ta fus në çorapet e pista të politikës!"

Blinken s’do të takohet me opozitën, Basha: Bisedimet me partnerët s’kanë munguar!

15.02.2024 - 11:04

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka komentuar vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Tiranë, i cili nuk ka planifikuar takim me opozitën.

Basha u shpreh se kjo vizitë e Blinken sinjalizon forcën dhe fuqinë e marrëdhënieve e SHBA-ve me Shqipërinë, duke shtuar se “nuk ka ndërmend ta fus në çorapet e pista të politikës së përditshme të Tiranës”.

Kreu i PD-së theksoi se takimet me kolegët e SHBA-ve nuk kanë munguar dhe s’do mungojnë.

“Sot është koha që shqiptarët të mos përtypin cic-micet e ditës që do ti ushqejë me lopatë kryeministri, por të shikojnë përtej momentit. Kjo është një vizitë që sinjalizon forcën dhe fuqinë e marrëdhënieve e SHBA-ve me Shqipërinë. Vjen në një moment të veçantë edhe për Kosovën.

Unë nuk kam ndërmend ta fus në çorapet e pista të politikës së përditshme të Tiranës.

Takimet me kolegët e SHBA-ve nuk kanë munguar dhe s’do mungojnë“, tha Basha për gazetarër para se të futrej në sallën e Kuvendit.