MENU
klinika

Konfirmoi vizitën

Blinken Sekretari i gjashtë Amerikan që vjen në Shqipëri, çfarë premtuan paraardhësit e tij në vitet e shkuara

10.02.2024 - 12:30

Antony Blinken është Sekretari i gjashtë Amerikan i Shtetit që viziton Shqipërinë në 33 vite demokraci.

Në vitin 1991 shënohet vizita e parë me Sekretarin James Baker i cili në fjalimin e tij tha se liria funksionon dhe i nxiti shqiptarët të vazhdonin përpara me rrugën drejt demokracisë.

Baker e bëri të qartë se nuk kishte ardhur me një ‘plan Marshall’ për Shqipërinë edhe vizita e tij u shoqërua me një paketë ndihmash prej 6 milionë dollarësh, qumësht pluhur, mjekime dhe pajisje mjekësore. Kjo ka qenë asistenca e parë e Shteteve të Bashkuara për Shqipërinë.

Në vitin 2000, Shqipërinë e vizitoi Sekretarja Amerikane Madeleine Albright.

“Ndërsa shohim përpara drejt një të ardhmeje të re dhe më të ndritshme për Evropën Juglindore, ne presim që Shqipëria të ndihmojë në udhëheqjen e rrugës”, tha sekretarja amerikane në Kuvendin e Shqipërisë.

Në vitin 2003, vendin tonë e vizitoi Sekretari Amerikan Colin Pawell, i cili e cilësoi vizitën si një një akt miqësie”.

Qëllimi i vizitës së tij në Shqipëri ishte firmosja e kartës “Adriatik 3”, një angazhim rajonal i Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kroacisë në përshpejtimin e anëtarësimit në NATO. Në vitin 2012 vendin tonë e vizitoi Sekretarja Amerikane Hillari Klinton. Në fjalimin e saj në Kuvendin e Shqipërisë, Klinton theksoi nevojën për luftë ndaj korrupsionit dhe bashkëpunim ndërmjet klasave politike të Shqipërisë. Në vitin 2016 Tiranën e vizitoi Sekretari Amerikan John Kerry i cili dha mesazhe të forta për luftën kundër korrupsionit.