MENU
klinika

Luhatjet e euros

BSH: Në janar u këmbye mesatarisht me 104 lekë

03.02.2024 - 11:41

Leku shqiptar ka rezultuar më i fortë në fillim të këtij viti. Statistikat zyrtare të Bankës së Shqipërisë tregojnë se në janar të këtij viti kursi mesatar i këmbimit euro-lek është në nivelin 104 lekëve. Dobësimi i lekut është i konsiderueshëm dhe krahasuar me janarin e vitit të kaluar monedha europiane ka humbur 12 pikë. Në të njëjtën periudhë të viti të kaluar monedha europiane këmbehej me 116 lekë. Po në të njëjtin nivel monedha europiane ka vijuar edhe përgjatë shkurtit. Muaji me nivelin më të ulët të euros kundrejt monedhës kombëtare rezulton korriku  dhe dhjetori. Monedha europiane është këmbyer me një kurs mesatar prej 103 lekësh. Kjo shpjegohet me faktin se korriku është një nga muajit me numrin më të lartë të turistëve ë huaj në vend.

Ndërsa dhjetori për shkak të ardhjes së emigrantëve për festa duke shtuar në qarkullim sasinë e eurove. Mesa duket ky do të jetë një standard i ri në kursin  e këmbimit lek–euro për vitin 2024 pasi edhe në ditët e para të muajit shkurt euro po këmbehet me rreth 104 lekë. Gjatë këtij viti Banka e Shqipërisë ka parashikuar që ët tërheqë nga tregu rreth 330 milion euro përgjatë gjithë vitit për efekt të rezervës valutore por edhe për të stabilizuar kursin e këmbimit.

Ankandi i parë për tërheqjen e rreth 10 milion eurove parashikohet që të realizohet në 16 shkurt.

Edhe monedha amerikane ka pësuar një nënçmim të ndjeshëm ndaj lekut shqiptar. Nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë  dollari po këmbehet me rreth 13 pikë. Në janar të viti të shkuar një dollar këmbehej me 108 lekë ndërsa aktualisht me 95 lekë

KURSI MESATAR I KEMBIMIT

Janar 2023        116 lekë

Janar 2024         104 lekë