MENU
klinika

2200 euro m te rruga e Durrësit, 4000 brenda qendrës së Tiranës!

Bumi i ndërtimeve nuk po frenon shtrenjtimin e banesave

29.02.2024 - 14:27

Çmimet e apartamenteve si për qiratë ashtu edhe për blerje vijojnë të rriten pavarësisht se numri i ndërtimeve në vend po shtohet vit pas viti. Gjatë vitit të kaluar bashkitë kanë dhënë 1602 leje ndërtimi, nga 1420 leje që u dhënë në vitin 2022, duke u rritur me 12%.

Referuar të dhënave të INSTAT, sipërfaqja e lejeve është 2.1 milionë metër katror, me rënie në raport me vitin paraardhës kur ishte 2.6 milionë metër. Ndërsa vlera e këtyre ndërtimeve sipas INSTAT përllogaritet në 25.3 miliardë lekë.

Edhe pse në 5 vitet e fundit numri i lejeve të ndërtimit është 3 fishuar, nga 2074 leje në vitet 2013-2017, 6473 leje nga 2018-2023, çmimet vetëm rriten.

Nga një vëzhgim nëpër faqet e agjencive imobiliare kupton se një apartament sot në zonën e Astirit ku ka edhe kërkesë të lartë për blerje 1 metër katror kushton minimalisht 1100 euro, por ka edhe hyrje të reja ku çmime kapërcen 1600 euro metri.

Po aq ka shkuar çmimi për metër katror edhe në Yzberisht. Me 1300 euro metri po shiten shtëpitë në zonën e Xhamllëkut, ose mbi 1600 euro është vlera tek Rruga Myslym Shyri apo në Don Bosko. Ndërsa në 21 dhjetor vlera ka kapërcyer në 2000 euro, e rritet më shumë në rrugën e Durrësit ku arrin në mbi 2200 euro. Brenda në qendër çmimet për një metër katror arrijnë në 4000 euro.

Kjo valë shtrenjtimi e apartamenteve nuk ka të ndalur, edhe pse inflacioni në vend është në trend rënës, ndërsa anketimet e Bankës së Shqipërisë flasin për shtrenjtim të mëtejshëm.

Sipas një analize të bankës së Shqipërisë shkaqet që po sjellin këtë rritje të vrullshme të çmimeve kryesisht pas pandemisë janë blerja e pronave nga të huajt ndikuar edhe prej bumit turistik, që i përdorin për biznese ose i lëshojnë me qira, ndjekur nga huaja bankare dhe rritja e normave të interesit pasi ndërtuesit marrin kredi për të bërë investimin, si edhe rritja e kostove të ndërtimit apo e pagave të punonjësve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Më të larta se të ardhurat mujore

Çmimet e apartamenteve, dhimbje koke për familjet

Shtrenjtimi i kryeqytetit

Të pasurit “braktisin” Tiranën!

Do të ketë sërish rritje të çmimeve?

Qiratë në Tiranë: Hyrja 1+1 minimalisht 300€


Kushtet që duhet të plotësohen

Pensionet familjare, kush përfiton?

Kostot e prodhimit të produkteve po rriten më ngadalë

Si pritet të jenë çmimet për festa?

Lehtësohen lejet e ndërtimit në fshat

Detaje nga projektligji i qeverisë për faljen e gjobave

Balluku zbulon objektivin për 2025-ën

10 milionë pasagjerë brenda vitit në Rinas

Dhjetëra njësi administrative pa fëmijë

Si po shuhet Jugu i vendit! Popullsia, drejt plakjes