MENU
klinika

Bllokimi i “Zgjedhores”

Bylykbashi: Rama kërkon një tjetër krizë për të harruar skandalet e veta

06.02.2024 - 14:21

Oerd Bylykbashi i propozuar nga deputetët e grupit Bardhi – Berisha për të qenë bashkëkryetar i Komisionit të Reformës Zgjedhore, ka folur për medias pas bllokimit të mbledhjes, duke u shprehur se Rama nuk do konsensus me opozitën dhe se ai do të gjejë numra në parlament për të kaluar këtë Reformë.

Ai shton se shpreson që mazhoranca të reflektojë për kërkesën e bërë nga opozita për ripërbërjen e komisionit.

Bylykbashi: Teoria e konsensusit nuk vlen më për të. Ai kërkon numra në parlament, që të marrë zgjedhjet.

Ajo që kërkon opozita është vendosja e rregullave të barabarta. Që të ndalohet ndërhyrja e shtetit në zgjedhje.

Kush guxon të blejë votën të marri dënimin e merituar. Rama këto nuk i do, ai kërkon ta mbyllë me atë që ka bërë marrëveshje, Lulzim Basha.

Ky komision është ndërtuar veçmas asaj që kërkon rregullorja. Ky komision duhet të shërbejë për të zgjidhur krizën, por Rama kërkon një krizë tjetër shtesë që të harrohen skandalet.

Ajo që është për të ardhur keq është që me kërkesë të atyre që ka emëruar për të qenë pjesë e opozitës, përjashtohen deputetët e tjerë se mbajnë pankarta në sallën e kuvendit.

Ai nuk i do në mënyrë që t’i plotësohen kushtet për të miratuar ato që duhen.

Ne kemi bërë kërkesën tonë që të rinovohet anëtarësia, presim që mazhoranca të reflektojnë në përputhje me atë që është e drejta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përplasje në Komisionin e Reformës Zgjedhore

Deputetët e opozitës bllokojnë sallën e takimit


"Askush nuk kishte folur për Çamërinë në këtë nivel"

Fjalimi i Ramës në Athinë, Minxhozi: Dha mesazhe të forta!

“Kush cënon uniformën e policisë do marrë përgjigjen më të ashpër ligjore”

Muhamet Rrumbullaku reagon për vrasjen e efektivit: Zotohem se do bëjmë gjithçka…

"'Meritë' e Ramës dhe politikanëve të tjerë ndër vite është se…"

Vizita e kryeministrit në Athinë/ Fatos Lubonja: Patriotizëm për shpërlarje!