MENU
klinika

Disa personazhe që thuhet se do të marrin pjesë

Çfarë dihet deri tani rreth ‘Ferma VIP’?

23.02.2024 - 08:09

Sikurse është raportuar në “Vizion Plus” do fillojë së shpejti “Ferma VIP”. Në reality-show marrin pjesë personazhe të njohur, të cilët bashkëjetojnë brenda ku jetohet dhe punohet si në fshat. Të gjithë personazhet do tregojnë aftësitë e tyre të të jetuarit në një fermë, ku nuk do mungojë edhe mjelja e bagëtive.

Deri tani janë zbuluar dy moderatorët që janë Bes Kallaku dhe Adrola Dushi. Pjesëmarrja e tyre është zbuluar përmes videove në mediat sociale ku shkruhet: “Së shpejti, Ferma VIP në Vizion Plus dhe në dy kanale të dedikuara 24/7 në Tring!”

Por cilat janë personazhet e përfolura se do jenë pjesë e spektaklit?

Çiljeta Xhilaga, Florjan Agalliu, Niko Komani, Rezar Veleshnja, Dionis Biba dhe Mariza Ikonomi janë disa nga emrat që përfliten deri tani.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN