MENU
klinika

Moti i keq 'bën namin' në vend

Çfarë ndodh me lundrimet në Durrës dhe Vlorë

09.02.2024 - 14:19

Për rreth katër ditë lundrimi në Durrës do të pezullohet. Shkak për këtë situatë është bërë moti i keq. Pritet që të ketë një përmirësim të situatës në 12 shkurt.

Kjo fundjave do të shoqërohet me erëra të forta, ku shpejtësia mund të arrijë deri në 70 km/orë. Për pasoja janë paralajmëruar edhe problematika në trafikun detar.

Gjithashtu njoftohet se lundrimi është pezulluar edhe në Vlorë prej ditës së sotme. Kjo për shkak të situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar përgjatë bregdetit.

Këto masa janë marrë me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike. Nga autoritetet kërkohet bashkëpunimi i të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

Njoftimi për situatën në Vlorë:
Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar përgjatë bregdetit Shqiptar gjatë datave 09-10-11-12.02.2024 duke filluar nga ora 14:00 datë 09.02.2024 në drejtimin Jug-Jug-Lindje, Jug-Jug-Perëndim në forcën deri 8-9 deri 10bft me shpejtësi ere deri 35-45m/s dhe lartësi dallge nga 3.50 deri 4.50 metra.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

TË NDALOHET DHËNIA E LEJE – NISJES GJATË DATAVE 09-10-11-12.02.2024 DUKE FILLUAR NGA ORA 14:00 DATË 09.02.2024 PËR TË GJITHA MJETET E VOGLA LUNDRUESE, ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË PËRGJATË BREGDETIT SHQIPTAR DHE TË JENË NJOFTUAR PËR MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

Anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete momentalisht do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse, nese do te kete ndryshime oraresh apo nderprerje te lundrimit do te njoftojme .

Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 06:00 të datës 12.02.2024.