MENU
klinika

Broja mbetet në treg

Chelsea prek vijën e kuqe, duhen 100 milionë euro shitje

03.02.2024 - 17:39

Si rrallë herë Premier League qëndroi në heshtje në këtë merkato dimri, kjo për një arsye të thjeshtë, pjesa më e madhe e klubeve kanë probleme me rregullat e Fair Play Financiar, ose janë në vijën e kuqe. Chelsea është një prej tyre, një ekip që me ardhjen e Todd Boehly shpenzoi afro 1 miliardë euro duke i detyruar të qëndronin pasiv në këtë merkato dimri. Zero afrime në Londër, ndërsa u limituan vetëm duke huazuar lojtarë, një prej ishte edhe Armando Broja.

Chelsea është i detyruar që brenda 30 qershorit të shes sërish pasi klubit i duhet 100 milionë euro në hyrje, kjo është një tjetër arsye pse kërkuan me çdo kusht të shisnin Brojën madje duke i vendosur edhe një çmim të kripur 50 milionë paund, më pas e ulën deri në 35, por sërish dështuan, duke u mjaftuar vetëm me huazim te Fulham.

Chelsea është në garë me kohën për të shitur sërish, nga Broja te Gallagher, të gjithë janë në shitje pasi i duhen 100 milionë euro, në të kundërt rrezikojnë t’i zbriten 30 pikë ose të bien një kategori më poshtë.

Siti tabu, Liverpuli i ka mundur vetëm një herë…

Statistikat/ Supersfida e javës!

Një ceremoni e veçantë me mbi 2000 të ftuar…

125 vjet histori, Barcelona e bën festë!

Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!