MENU
klinika

"20 shkurti"

Dashamir Shehi i prerë: Nuk do të marr pjesë në protestë, është luftë për liderin e PD

13.02.2024 - 20:44

Kryetari i LZHK-së Dashamir Shehi duket se është kundër, jo vetëm bashkimit të opozitës, por edhe aksionit që ata do të ndërmarrin.

Shehi ka thënë se nuk do të marrë pjesë as në protestën e datës 20 shkurt për të cilin opozita është mobilizuar.

Sipas tij aksioni tani po zhvillohet për të matur forcën mes liderve të opozitës.

“Deri më sot nuk jam në protestë. Më duket sikur ky aksioni opozitar nuk po ndërton ndonjë gjë opozitare. Nuk shikoj asgjë racionale. Aksioni e ka nxjerrë opozitën nga parlamenti. Aksioni mund të kishte një farë vlere deri për vit të ri, deri në dhjetor. Protesta po bëhet për të parë kush është lideri opozitar apo grupi më i fortë. Unë mendoj se protestat duhen bërë me një platformë politike. U bë shumë kohë kemi dy vjet e gjysmë që merremi kush është grupi më i madh më i vogël, të jemi me Berishën apo Bashën”, ka thënë Shehi në Report Tv.