MENU
klinika

Përplasje në Komisionin e Reformës Zgjedhore

Deputetët e opozitës bllokojnë sallën e takimit

06.02.2024 - 13:39

Në orën 12:30 është planifikuar mbledhja e radhës e Komisionit të Reformës Zgjedhore në Kryesinë e Kuvendit.

Opozita edhe këtë herë do të tentojë të bllokojë këtë mbledhje, Deputetët e Grupit Bardhi – Berisha janë futur në sallë dhe e kanë “zaptojnë” atë, pas përplasjeve me gardën.

Kujtojmë që dy herët e fundit kur kjo mbledhje është tentuar të mbahet në sallë, është bllokuar nga deputetët e opozitës dhe ka kaluar online.

Edhe sot pritet të bëhet e njëjta lëvizje nga deputetët dhe bashkëkrytarët e mazhorancë dhe PD-së së Bashës

Deputetët e grupit Bardhi – Berisha kërkojnë një ripërbërje të këtij komisioni, ku grupi i tyre të ketë më shumë anëtarë dhe bashkëkryetarin si forca më e madhe opozitare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"S’jam votuar për të qenë gladiator!"

Ngujimi dhe greva e urisë, Gjekmarkaj kundër Salianjit