08.02.2024 - 11:19
Deputeti i PD-së, Dashnor Sula ka hedhur kartmonedha false në Kuvend, si shenjë proteste ndaj projektligjit për baste.
Ndërkohë kolegët e tij kanë protestuar me zhurmuese duke shkaktuar zhurmë në sallën e Parlamentit.
Nga ana tjetër garda qëndron “gardh” tek foltorja e Kuvendit për të mos lejuar deputetët e opozitës t’i afrohen foltores.
Deputeti Edi Paloka ka djegur Kushtetutën e Kuvendit dhe e ka hedhur në drejtim të kryeparlamentares Lindita Nikolla.