MENU
klinika

"Na ka nxirë jetën mua dhe nënës sime"

Dëshmia rrëqethëse e 19-vjeçares në Durrës: Nuk pendohem që e vrava!

23.02.2024 - 14:38

Detaje kanë dalë në dritë nga dëshmia rrëqethëse e 19-vjecares Hygerta Meta, e cila vrau të atin Pëllumb Meta në Durrës.

Gjatë dëshmisë ajo tha se e ka kryer me gjakftohtësi krimin, pas një urrejtje të mbledhur prej kohësh.

“Jam e lumtur që e kreva unë këtë punë dhe nuk pendohem që kam vrarë tim atë. Ai na ka torturuar dhe i ka nxirë jetën nënës sime. Unë jam fëmija i vogël i familjes. Motra është më e madhja është e martuar, janë 2 vëllezërit dhe pastaj unë.

Mami dhe ne nuk kemi folur kurrë në familje. Për gjithçka fliste dhe vendoste babai. Ai nuk na pyeste kurrë çfare dëshironim. Kur mori vendimin për martesën time aty erdhi fundi. Nuk dëgjoi çfarë unë doja. M’u mblodh një urrejtje për një kohë të gjatë. Ditën e ngjarjes nuk u konfliktuam fare. Mora armën që babi përdorte kur shkonte në punë si roje dhe e qëllova brenda kasolles së bagëtive.

Pas krimit e kam mbështjellë me një çarcaf pastaj me fasho e në fund me qese. Armën e hodha buzë detit”, tha ajo.

Si u zbulua vrasja:

Një kallëzim në polici për zhdukje personi zbuloi një ngjarje mjaft të rëndë të krimit në familje. Policia e Durrësit, pas 10 ditë kërkimesh për zhdukjen e një 50-vjeçari zbuloi se kemi të bëjmë me një vrasje.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Shënavlash të Durrësit, ku në oborrin e familjes Meta, është gjetur i vrarë me armë zjarri dhe i varrosur kryefamiljari Pëllumb Meta.

Në lidhje me këtë krim policia ka arrestuar vajzën e viktimës, 19-vjeçaren Hygerta Meta, studente në Tiranë për biznes, e cila sipas të dhënave paraprake policore mësohet se e ka pranuar autorësinë e vrasjes së të atit.

Sipas dëshmisë së vajzës, ajo e ka motivuar vrasjen e të atit me faktin që ky i fundit ka tentuar ta fejojë përkundër dëshirës së saj. Kundërshtitë për këtë fejesë, sipas vajzës e kanë shtyrë atë të ndërmarrë aktin e rëndë të vrasjes së të atit dhe varrosjen e tij në oborrin e shtëpisë.

Krimi është kryer me një armë pistoletë, të cilën viktima e mbante pa leje në banesë dhe që sipas dëshmisë së 19-vjeçares pas kryerjes se krimit e ka hedhur në sektorin “Rinia” të plazhit. Atje vajza kishte lënë edhe mjetin e të atit për të humbur gjurmët.

Ndërkohë grupi i hetimit i ngritur për këtë ngjarje dyshon se vajza mund të jetë ndihmuar për kryerjen e këtij krimi dhe varrosjen e viktimës edhe nga familjarë të tjerë të cilët mendohet se kanë qenë në dijeni të krimit, por nuk kanë treguar.

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës

Ministrja Manastirliu: Më shumë se një thesar fjalësh!

Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”