MENU
klinika

Nëna dhe dy djemtë u torturuan në forma ekstreme

Detaje makabre dalin në dritë nga ngjarja e rëndë në Itali

19.02.2024 - 17:25

Ekzaminimet e autopsisë mbi eshtrat e Antonella Salamones dhe mbi trupat e fëmijëve të saj Emanuel, 5 vjeç dhe Kevin, 16 vjeç, kanë vërtetuar aktin makabër të torturës dhe vrasjes së tyre, në shtëpinë e tyre në Altavilla.

Giovanni Barreca, bashkëshorti i gruas dhe babai i dy djemve, rrëfeu masakrën, i ndihmuar nga vajza e tij 17-vjeçare dhe dy bashkëpunëtorët e dyshuar, Sabrina Fina dhe Massimo Caradente, të cilët i bindën ata të kryenin një lloj ekzorcizmi ndaj të afërmve të tyre për t’i “liruar nga djalli”.

Autopsia e trupave të torturuar të djemve konfirmoi atë që dyshohej nga eksperti mjekësor: Dy vëllezërit u keqtrajtuan dhe torturuan. Në trupa ka shenja të qarta djegieje dhe keqtrajtimi të të gjitha llojeve edhe nga 17-vjeçari i cili ka rrëfyer se ka marrë pjesë aktivisht në masakër. Sa i përket eshtrave të nënës, do të duhet të përgjigja e testit të ADN-së dhe një sërë hetimesh për eshtrat e gjetura të groposura dhe të djegura.

“Në shumë vite të karrierës sime nuk kam parë asgjë më të tmerrshme”, janë fjalët e kryeprokurorit të Termini Imerese, Ambrogio Cartosio gjatë konferencës për shtyp mbi ngjarjen e rëndë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN