MENU
klinika

“Planin e bëmë që në mëngjes”

Detajet shokuese, djali i madh rrëfen si e vrau të atin: E çova nga gjumi dhe e qëllova

24.02.2024 - 13:02

Ai tha se gjithçka ishte e planifikuar. Sipas dëshmisë së tij ata kishin vendosur ta vrisin babain e këtë zgjodhën ta bëjnë ditën e shtunë që të tre do të ishin në shtëpi.

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e zbuluar ditën e djshme në Durrës, ku tre fëmijë janë përfshirë në vrasjen e babait të tyre. Hysen Meta, djali 24-vjeçar, i viktimës Pëllumb Meta, ka dëshmuar para policisë se ka qenë ai personi që ka kryer qitjen.

Ai tha se gjithçka ishte e planifikuar. Sipas dëshmisë së tij ata kishin vendosur ta vrisin babain e këtë zgjodhën ta bëjnë ditën e shtunë që të tre do të ishin në shtëpi.

Ndërkohë që babai ishte i shtrirë në divan, Hysen Meta dëshmon se i ka thëqnë të ngrihet, e në atë moment e ka qëlluar katër herë me armë.

Ai shprehet se në dhomë me ta ka qenë edhe e motra, e cila fillimisht mori fajin përsipër, ndërsa vëllai tjetër është futur në dhomë vetëm pasi ka dëgjuar të shtënat e armës.

“Në mëngjes bëmë planin për ta vrarë, pasdite babai ishte shtrirë në divan dhe po pushonte. I thashë çohu dhe kur u çua në këmbë unë e qëllova 4 herë me pistoletë.Në dhomë me mua ishte dhe motra. Pasi e vramë, e zhveshëm dhe e mbështollëm me plasmas. E transportuam te kasollja dhe aty e varrosëm.

Më vonë larguam dhe makinën e tij. Shkuam me dy makina në sektorin Rinia. Unë me makinën e babait, kurse vëllai me një makinë tjetër që ja morëm një shokut tonë. E lamë makinën e babait atje dhe u kthyem me makinën e shokut.

Planin e hartuam së bashku me motrën. Ai ishte bërë i padurueshëm në familje, sepse për gjithçka duhej të vendoste ai. Ishte e pamundur që ta kundërshtoje. Kupa u mbush kur vendosi të fejonte motrën me një person që nuk e kishim idenë se kush ishte”,-thuhet në dëshmi.