MENU
klinika

Disa persona të arrestuar

Dhunë ndaj bashkëshorteve dhe nënave, 5 raste në orët e fundit!

18.02.2024 - 13:41

Rastet e dhunës në familje në vendin tonë sa vijnë dhe shtohen. Në 24 orët e fundit në Durrës janë konstatuar tre raste dhe dy në Korçë.

Policia e Durrësit thotë se arrestuan në flagrancë shtetasin Z. B., 55 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, si dhe gjatë shoqërimit në Komisariat, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë.

Ndërsa në Kavajë u vu në pranga A. H., 40 vjeç, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka hyrë në banesën ku qëndron bashkëshortja e tij dhe ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Në Manzë u arrestuar F. Xh., 59 vjeç, banues në Vadardhë, Sukth, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë në Korçë, u arrestuar A. D., 25 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Ndërsa në fshatin Mborje u vu në pranga Dh. M., 71 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, që është e pajisur me urdhër mbrojtjeje (me të cilën është në proces divorci).

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 71-vjeçarit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi municioni luftarak dhe dy granata dore.

Lëvizje e shtuar në Kapshticë

Emigrantët kthehen për festat e fundvitit

Korça, Tirana, Vlora e Shkodra destinacionet më të preferuara

Të huajt zgjedhin Shqipërinë për festat e fundvitit!

Nëna kërkon ndihmë nga policia

Zhduket në rrethana misterioze 16-vjeçari

150 familje mbeten pa energji elektrike

Rikthehet dëbora në juglindje të vendit