MENU
klinika

Dixhitalizimi i sistemit financiar

Guvernatori i BSH u vendos afat bankave

01.02.2024 - 12:57

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko u vuri si afat bankave të nivelit të dytë që deri në muajin qershor të realizohet dixhitalizimi i sistemit financiar “open banking”.

Gjatë një takimi me kryeministrin Rama dhe drejtuesit e bankave, Guvernatori u shpreh se ligji është ligji dhe duhet zbatuar.

Sejko tha gjithashtu se janë hequr edhe shumë cash nga qarkullimi, ndërsa theksoi se po punohet përmes Komunitetit Kombëtar të Pagesave. Ai ftoi bankat që të bëhen pjesë e këtij procesi.

“Për të thënë konkretisht ka një ligj dhe ligji është për tu zbatuar. Në funksion të këtij ligji ne kemi ndërtuar ligjin për shërbimin e pagesave. Kemi ndërtuar kuadrin nën ligjor për shërbimet e pagesave dhe kemi licencuar ju që jeni këtu dhe disa të tjerë.

Jemi në momentin praktik, që ka të bëjë me zbatimin e kësaj gjeje dhe përkthimin në biznes konkret. Ajo që ka mbetur është pjesa e “open banking”.

Ne kemi një Komunitetit Kombëtar të Pagesave, i cili drejtohet nga zv. guvernatorja e parë dhe është mbledhur shpesh. Është diskutuar dhe pjesa e open banking me afate, përtej detajeve, është elaboruar dhe deri në qershor kjo duhet bërë. Është detyrim ligjor dhe bankat duhet të bërë.

Ne kemi bërë me zhvillim të brendshëm sistemi e shlyerjeve dhe pagesave në Euro, kjo kurse miliona euro. 14 nln euro kursim ishte viti i parë. Përveç kohës, më parë bëhej në një jave sot në një ditë.

Kemi hequr edhe shumë cash nga qarkullimi, po punojmë përmes komunitetit kombëtar të pagesave. Bankat duhet të jenë pjesë e këtij procesi”, tha ndër të tjera Guvernatori Sejko.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Shqipëria s’mund të jetë vend me volum të parave cash”

Rama takim me drejtuesit e bankave: Janari ishte afati i fundit!