MENU
klinika

Nënë e bijë u gjetën të vdekura në banesë në Korçë

Djali i familjes tregon bisedën e fundit me të motrën

02.02.2024 - 12:08

Një ngjarje e rëndë u regjistrua në Korçë ditën e djeshme, ku Eleni Vangjeli 75-vjeçe dhe vajza e saj Ornela Vangjeli 54-vjeçe janë gjetur të vdekura brenda në banesën e tyre në lagjen 17 të qytetit të Korçës.

Ka qenë djali i familjes ai që sapo ishte kthyer nga Greqia që ka gjetur të vdekura në banesë nënën dhe motrën, pasi forcat zjarrfikëse hapën derën me forcë e cila ishte e kyçur nga brenda.

Ai ka treguar jashtë kamerave se ditën e shtunë kishte biseduar me motrën. Ndërkohë, po atë ditë vajza ka çuar në spital nënën për shkak se kishte oksigjenin e ulët. Atje i kanë thënë që ta shtrojnë të moshuarën, por vajza s’ka pranuar ta shtrojë në spital. Ato anë kthyer në banesë dhe më pas nuk dihet asgjë çfarë ka ndodhur.

Dyshimet e para janë se ato kanë ndërruar jetë prej ditës së diel, kur kanë humbur kontaktet me familjarët. Vajza mund të ketë pësuar atak, ndërsa nëna ka vdekur pas saj në pamundësi për të lëvizur, dhe për shkak të mungesës së ilaçeve në banesë.

Raportohet se vajza ishte me profesion mësuese në Vithkuq, vëllai që jetonte në Greqi ka ardhur vetë në banesë dhe i ka gjetur në banesë të vdekura pas ndërhyrjes së zjarrfikësve për hapjen e derës.

“Më datë 01.02.2024, rreth orës 16:42, në lagjen nr. 17, Korçë, në banesë, janë gjetur pa jetë, pa shenja dhune shtetaset E. V., 75 vjeçe dhe vajza e saj O. V., 54 vjeçe. Nga të dhënat e para, rezulton se këto shtetase nuk ju ishin përgjigjur në telefon familjarëve të tyre, prej disa ditësh.

Dera e banesës së tyre është hapur nga shërbimet e zjarrfikësve, pasi ishte e kyçur nga brenda. Paraprakisht dyshohet se këto dy shtetase mund të kenë humbur jetë për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të humbjes së jetës së këtyre shtetaseve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia për ngjarjen.

Lëvizje e shtuar në Kapshticë

Emigrantët kthehen për festat e fundvitit

Korça, Tirana, Vlora e Shkodra destinacionet më të preferuara

Të huajt zgjedhin Shqipërinë për festat e fundvitit!

Nëna kërkon ndihmë nga policia

Zhduket në rrethana misterioze 16-vjeçari

150 familje mbeten pa energji elektrike

Rikthehet dëbora në juglindje të vendit