16.02.2024 - 14:27
Filmi dokumentar për Bekim Fehmiun pas premierës në Tiranë e Prishtinë do të prezantohet edhe në New York, shkruan KultPlus.
Ky dokumentar i cili paraqet copëza dhe histori nga jeta e autorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiut, është realizuar me skenar të Fahri Musliut dhe regji të Valmir Tertinit.
Dokumentari është xhiruar në gjashtë shtete: Kosovë, Shqipëri, Serbi, Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë si dhe Itali.
Filmi në New York do të shfaqet në këtë të shtunë, në Producers Club prej orës 20:00. Organizatorët bëjnë të ditur se për shkak të numrit të limituar duhet të rezervojnë ulëset në numrat: 9143547474 ose 3479823975.