19.02.2024 - 11:53
Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme në Peqin.
Një punëtor, 58-vjeçar, i kësaj bashkie ka gjetur vdekjen, pasi ka rënë nga lartësia, kur ka qenë duke krasitur pemët.
Rreth orës 09:30, dyshohet se gjatë punës për krasitjen e pemëve në lagjen “Xhami”, është rrëzuar aksidentalisht, punonjësi i bashkisë, shtetasi F. Rr., 58 vjeç, banues në Peqin. Si pasojë e dëmtimeve, ai ka humbur jetën, në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.