MENU
klinika

“Burgu ofertë korrupsioni ku mund të kthehet në kontigjent kriminal”

Eksperti Karamuço ngre alarmin: Njerëzit rrinë 5-7 muaj në paraburgim, pa u marrë në pyetje nga asnjë

23.02.2024 - 11:34

Eksperti i sigurisë Ervin Karamuço shprehet se burgu është një ofertë korrupsioni, një vend ku një person fare thjesht mund të kthehet në kontigjent kriminal. Sipas Karamuços, ka raste kur personat rrinë në paraburgim 5-7 muaj pa u ndërmarrë asnjë veprim hetimor ndaj tyre…

Karamuço: Burgu është ofertë korrupsioni sepse burgun ai e vuan, familja e tij e vuan. Dhe çfarë ndodh? Ata do të mundohen të paguajnë sa më shumë për ta nxjerrë nga burgu. Burgu është një ofertë që ti të inkriminohesh, pasi kur ti fut në burg atë 5 muaj nuk shkon njeri ta pyesi. Nuk ka nisur ende procesi hetimor. Oficeri i policisë gjyqësore duhet të shkojë ta pyes. Ka pasur edhe 7 muaj që një person rri në burg pa asnjë veprim. Në momentin që ti burgos një person shteti ka dështuar sepse po e fute brenda e bën kontigjent, rehabilitimi ka dështuar. Punë jashtë nuk ka, punë brenda bëjnë vetëm ato artistiket. Ti e nxjerr një person më keq seç hyri. Ai rasti i atij plakut në Lezhë më ka bërë shumë përshtypje. Doli nga burgu pasi kishte bërë një krim në familje, burgu njofton policinë që ta ruante pasi kishte dalë nga burgu, Policia e anashkaloi, ai vajti në fshat, sa hyri, e vranë.