Eksperti i Sigurisë, Fatjon Softa, ka renditur qytetet në bazë të numrit më të lartë të kriminelëve të shpallur në kërkim.
Sipas ekspertit Durrësi është qyteti me numrin më të lartë të personave të shpallur në kërkim dhe më pas vijnë Shkodra, Tirana, Lezha, etj.
Ai tha gjithashtu se Gjirokastra është qyteti me numrin më të ulët të personave të shpallur në kërkim.
“Kërkimi nga Interpoli vjen për shkak të kërkimit nga drejtësia. Nuk ka rëndësi se për çfarë je në kërkim. Nëse ti nuk e gjen në Shqipëri je i detyruar të bashkëpunosh. Në Shqipëri ka një statistikë, ajo që ju thatë në fillim, 718 persona të shpallur në kërkim. Ka një klasifikim.
Vendi i parë është Durrësi, vendi i fundit është Gjirokastra. Pastaj vijnë Shkodra, Tirana, Lezha, etj.
Pra kështu ka një shpërndarje që tregon si është përqendruar intensiteti apo krimi në Shqipëri. Pastaj nëse ti nuk e gjen brenda territorit në Shqipëri, ti e shpall në kërkim ndërkombëtar, madje duke i kërkuar ndihmë edhe publikut”, tha Softa në Euronews.