MENU
klinika

DPA dhe ASHAK

Ekspozitë me materiale të ndryshme mbi Kosovën Republikë

17.02.2024 - 18:19

“Rizgjimi në vlerat kombëtare, Kosova Republikë” titullohet ekspozita e çelur me rastin e 16-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës (ASHAK) dhe me Kalanë e Tiranës.

Të pranishëm në këtë aktivitet që u zhvillua në mjediset e Kalasë së Tiranës, ishin Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Ardit Bido dhe zv.ambasadori i Republikës së Kosovës në Tiranë, Burim Susuri.

Në fjalën e mbajtur për mediat, Bido u shpreh se pavarësisht kufijve shtetërore, elitat nuk i kanë ndalur përpjekjet për hegjemoni kulturore.

“Kjo ekspozitë rrëfen preludin e Kosovës së Pavarur. Me këtë rast dua të uroj të gjithë shqiptarët, kudo ku kanë, për këtë ditë të rëndësishme, për një prej ngjarje e më të rëndësishme në historinë tonë kombëtare. Pavarësia e Kosovës nuk është ngjarje e një dite, është rrugëtim, nis që në vitet ’20, kur shqiptarët e Kosovës nuk e pranuan zgjedhën serbe. Është ngjarja kombëtare e dytë më e rëndësishme, pas Pavarësisë së Shqipërisë. Nuk ka qenë ëndërr Kosova e pavarur, por bashkimi me Shqipërinë. Megjithatë, përpjekjet për të arritur hegjemoninë në drejtim të kulturës, nuk ka ndalur nga elitat shqiptare, në Shqipëri dhe në Kosovë”, tha kreu i DPA-së.

Ndërsa në fjalën e tij, Susuri vlerësoi ekspozitën për shpalosjen e angazhimit të kontributorëve në arritjen e pavarësisë së Kosovës.

“Faleminderit DPA-së për ftesën dhe për këtë ekspozitë voluminoze me materiale nga periudha të ndryshme kohore, duke përfshirë të gjithë ata që kanë dhënë kontribut në Pavarësinë e Republikës së Kosovës.”- tha Susuri.

Në këtë ekspozitë të përgatitur me materiale historike të Arkivit Qendror Shtetëror (AQSH), publiku kryeqytetas ka mundësinë të mësojë mbi përpjekjet në emër të kauzës “Kosova Republike”.

Ndër të tjera, mes materialeve të ekspozuara gjenden: marrëveshjet e bashkëpunimit shkencor në fillim të viteve ’70; foto nga marrëveshjet dhe takimet e grupeve të punës midis Ministrisë së Arsimit shqiptar dhe palës kosovare: grupet kulturore kosovare në Shqipëri në fundvitet ’70; ndjesi letrare nga Kosova në periodikun “Fatosi”; demostratën e studentëve dhe në analizën e detajuar të shtypit, të radios dhe të televizionit shqiptar mbi tematikat e ndryshme për Kosovën deri në vitin 1979.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në ditën e nesërme, më 18 shkurt 2024.

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët