MENU
klinika

I dënuar me 4 vite burg nga autoritetet italiane

Elbasan, arrestohet 56-vjeçari (EMRI)

07.02.2024 - 13:55

Një 56-vjeçar i dënuar me katër vjet burg për “shfrytëzim prostitucion” nga autoritetet italiane është arrestuar në Elbasan.

Shtetasit Artur Llupa alias Robert Cani alias Luan Tabaku, banues në Elbasan i kanë mbetur për të kryer në vendin tonë edhe 2 vjet burgim.

Njoftimi:

Elbasan/Vijojnë kontrollet në kuadër të operacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Kapet dhe vihet në pranga një 56-vjeçar i dënuar nga autoritetet në Itali, me 4 vjet burgim, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Në zbatim të planit të masave të hartuar në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan kapën dhe vunë në pranga shtetasin:

Artur Llupa alias Robert Cani alias Luan Tabaku, 56 vjeç, banues në Elbasan.

Autoritetet gjyqësore shqiptare kanë njohur vendimin e autoriteteve gjyqësore italiane, për dënimin e këtij shtetasi, me 4 vjet burgim, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”. Nga ky dënim, 56-vjeçarit i kanë mbetur për të kryer në vendin tonë, 2 vjet burgim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.