MENU
klinika

PDIU bashkon votat me PS

Emigrantët afrikanë zyrtarisht në Shqipëri/ Kuvendi miraton paktin me Italinë

22.02.2024 - 11:35

Teksa ligji për Amnistinë Penale u tërhoq, mes kaosit dhe zhurmës, Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 77 pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim marrëveshjen me Italinë.

PDIU bashkoi votat me PS-në.

Pas seancës plenare, deputetja e PDIU-së, Mesila Doda i justifikoi votat me PS dhe tha se kjo forcë politike votoi pro marrëveshjes me Italinë, pasi ky vend ka qenë në krah të Shqipërisë sa herë ka pasur kriza.

“Ne flasim për një shtet mik që na mbështetur gjithnjë në procesin e integrimit dhe gjatë krizave. Marrëveshja do të duhej të mbështetej nga të gjithë. Për çështjen e amnistisë varet nga shtresat që përfitojnë. Parlamenti nuk është për luftë, është të gjejmë ligjet më të mira për vendin. Duhet të kemi mundësinë të japim fjalën tonë. Do të duhet të lexoj draftin pasi nuk kam një përfundimtar.”, deklaroi Mesila Doda.

Tashmë çdo gjë që bërë fakt dhe emigrantët afrikanë nga Italia do të sillen në Shëngjin.

Javën e kaluar marrëveshja mori “OK” edhe nga Gjykata Kushtetuese, si një pakt në përputhje me Kushtetutën, duke hedhur poshtë propozimet e opozitës.

Kjo marrëveshja parashikon ndërtimin në vendin tonë të kampeve që do të presin emigrantët afrikanë të kthyer nga Italia, derisa të plotësohet dokumentacioni i tyre, ku do të shihet nëse do të përfitojnë azil apo jo.

Marrëveshja është kundërshtuar nga opozita në të dy vendet, por edhe nga aksponentë të lartë të BE-së, të cilët kanë shprehur skepticizmin e tyre për të.

Gjithashtu sot Kuvendi me 74 vota pro ka miratuar ndryshimet ligjore te ligji për zonat e mbrojtura.

Kuvendi gjithashtu ka hequr nga rendi i ditës projektligjin për “Amnistinë Penale”, pasi mazhoranca nuk siguroi votat e mjaftueshme për ta miratuar.

Kryeparlamentarja Nikolla e hodhi në votim për heqjen e projetligjit nga rendi i ditës, që u miratua me 74 vota pro.

Ndërkohë Kuvendi ka votuar marrëveshjen për emigrantët me Italinë.

‘Përplasja’ për amnistinë penale

Një amendament i deputetit socialist, Plarent Ndreca, relator i projektligjit, bëri që kryedemokrati Lulzim Basha të akuzojë PS-në se po tenton të shpëtojë zyrtarët e korruptuar. Por, PS thotë se bëhet fjalë për ulje të dënimit me 1 vit për burrat dhe 1 vit e gjysmë për gratë e të miturit edhe për ata që janë dënuar nga GJKKO, që më parë përjashtohen nga përfituesit. Gjithsesi, ministri Manja nuk e mbylli derën e diskutimeve, duke thënë se janë të hapur që të gjejnë një konsensus.