MENU
klinika

“Qytetarët bëhen bashkë...”

Ervin Salianji: Ditë e jashtëzakonshme, ja simbolika që përçon protesta

20.02.2024 - 18:20

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji para nisjes së protestës së opozitës përcolli një mesazh, duke thënë se qytetarët sot protestojnë për të njëjtat liri dhe të drejta si 33 vite me parë.

Deputeti demokrat u shpreh se protesta e sotme është jo vetmë simbolikë, pasi në këtë datë u rrëzua busti i diktatorit, por tha se është edhe një ditë e jashtëzakonshme për nga pjesëmarrja dhe masiviteti.

“Është një ditë e jashtëzakonshme jo vetëm nga simbolika që mban në 33 vjetorin e rrëzimit të bustit, por edhe në mbledhjen dhe masivitetin dhe simbolikën që përçon mbledhja e qindra mijëra qytetarëve që bëhen bashkë për të kërkuar të njëjtat liri dhe të drejtat, demokraci, liri, pluralizëm dhe votë të ndershme”, tha Salianji. /Panorama

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN