MENU
klinika

Është ndarë me Chiara Ferragni-n?

Fedez reagon për herë të parë: Prioriteti janë fëmijët e mi

24.02.2024 - 10:53

rej pak kohësh po përflitet për një ndarje të mundshme mes Chiara Ferragni-t dhe Fedez. Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka reaguar në lidhje me këto thashetheme, ata tashmë janë kthyer në kryefjalën e mediave rozë.

Ndërkohë paraqitja e parë e këngëtarit të njohur italian në lidhje me situatën në fjalë ishte një ditë më parë në emisionin “Pomeriggio Cinque” me Myrta Merlino.

Teksa gazetari i programit të Canale 5 ndodhej jashtë shtëpisë së tij, Fedez foli me të para se të nisej me makinë.

I pyetur se si është, ai u shpreh “jam mirë, faleminderit”, duke lënë të kuptonte se nuk donte të komentonte asgjë.

Në momentin që gazetari tentonte që t’a pyeste në lidhje me lajmet që po qarkullojnë në rrjet, Fedez thoshte: “Edhe çfarë nëse po flitet për ndarje? A ka kuptim që të vij dhe t’ju tregoj për problemet e jetës sime? Sipas jush, a dua të luaj me ndjenjat e fëmijëve të mi?”.

Më pas ai shtoi:

“Kushdo mund të flasë çfarë të dojë, nuk më intereson, unë kam prioritete të tjera dhe ato janë fëmijët e mi. Unë e pranoj faktin që njerëzit nxjerrin konkluzione për historinë time sepse unë jam personazh publik, por nuk di si të përgjigjem”.

Ndërkohë në fund, gazetari e pyeti Fedez nëse kishte ndërmend të shkonte në sfilatën e Donatella Versace në Javën e Modës në Milano dhe ai u përgjigj:

“Do të shkoj në sfilatën e Donatella Versace këtë pasdite, sepse ajo është një mikesha ime dhe është shumë e lidhur me mua”.