MENU
klinika

“Pa ne, çfarë do hash?”

Fermerët grekë marshojnë drejt Athinës për të protestuar

20.02.2024 - 17:19

Qindra fermerë grekë, nga të gjitha qytetet janë nisur drejt Athinës për tu mbledhur në protestë pas katër javësh që ndodhen në bllokadë në të gjithë Greqinë.

Sipas mediave greke, dhjetëra traktorë kanë mbërritur tashmë në sheshin Sintagma, ndërsa fermerët nga Kreta dhe shumë rajone të vendit kanë mbërritur herët në mëngjes me anije dhe autobus.

Fermerët do të mblidhen në orën 17:30 në sheshin Omonia dhe prej andej në orën 18:30 të zhvillojnë një marshim drejt Sintagmës.

Me një slogan “pa ne, çfarë do të hash?” fermerët kërkojnë rimbursime dhe taksat ndaj naftës të jenë më të ulëta.

“Ne kërkojmë rritje të likuiditetit, jo bamirësi. Që në fillim ne kemi kërkuar naftë pa taksa. Tani nëse qeveria nuk ka më hapësirë fiskale, le ta shikojë vetë”, tha një prej fermerëve për mediat greke.


“Pretesta jonë është paqësore. Ne vijmë për të demonstruar kërkesat tona të drejta. Tani është një çështje jetese, ne nuk mund të fillojmë kultivimin tonë. Është mirë që qeveria për të disatën herë të përulet para kërkesave tona dhe t’i shohë ato, tha për ERT një anëtar i Komitetit të Koordinimit të Kalasë.

zetore, proteste greqi fermeret

Fermerët grekë, si ata në vendet e tjera evropiane evropiane, zgjodhën të kulmojnë mobilizimet e tyre në qendër të Athinës duke protestuar ndaj dispozitave të CAP-së së re.