MENU
klinika

Protesta

Fillojnë përgatitjet e para, Kryeministria rrethohet me gardh metalik

20.02.2024 - 13:44

Opozita e përbërë nga grupi i Rikthemelimit dhe Gazment Bardhit kanë filluar përgatitjet para Kryeministrisë për protestën e thirrur në orën 17:30.

Në bulevardin ‘’Dëshmorët e Kombit’’ është vendosur edhe podiumi ku do mbajnë fjalën deputetët të opozitës.

Një ndër to që do flasë pritet të jetë edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili në pamundësi për të qenë fizikisht në protestë, pritet të flaës onlinë në protestë.

Ndërkohë policia ka vendosur gardh metalik përballë Kryeministrisë, ku është edhe zona ku do të mblidhen qytetarët.

Do të jenë mbi 1000 efektivë të angazhuar në këtë protestë, ku përfshihen komisariatet e Tiranës, forcat “Shqiponja” dhe forcat e Sigurisë Kombëtare.Në gatishmëri gjithashtu do të jetë edhe RENEA, e cila do të ndërhyjë nëse do të ketë një përshkallëzim të dhunës mes protestuesve dhe efektivëve të policisë.

Policia ka në dispozicion edhe mjetet për të shpërndarë turmat nëse tentojnë të futen në institucionet shtetërore.

Në zbatim të planit të masave të policisë pritet edhe bllokimi i bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshit “Nënë Tereza”.

Po ashtu disa prej rrugëve që të çojnë drejt qendrës do të jenë të bllokuara deri në përfundim të protestës.

“Distancohem nga çdo bisedë e kolegut tim me Suel Çelën“

I doli emri në dosje, gazetari reagon nga SHBA

"Pacienti nuk ka pasur asnjë komplikacion që të kërkojë ndihmë jashtë..."

Luis Meçja kërkoi ndihmë ekonomike për t’u kuruar! Reagon spitali i Traumës

Si e mbajti nën vëzhgim shënjestrën për 2 vite

Plani i Suel Çelës për eliminimin e Ardjan Çapjas!

Shqipëria feston 112-vjetorin e Pavarësisë

Zhvillohet ceremonia e ngritjes së flamurit