06.02.2024 - 11:07
Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se ditën e sotme do të firmoset në Romë dokumenti përfundimtar i marrëveshjes për njohjen reciproke të pensioneve.
Kreu i qeverisë shprehet se nga marrëveshja përfitojnë mbi 500 mijë shtetas shqiptarë në Itali dhe mijëra shtetas italianë që ndodhen në vendin tonë.
“Sot firmoset dokumenti përfundimtar i marrëveshjes së shumëpritur për njohjen reciproke të Sigurimeve Shoqërore në Romë, ku mbi 500 mijë shtetas shqiptarë në Itali dhe mijëra shtetas italianë në Shqipëri janë përfitues të drejtpërdrejtë nga kjo marrëveshje”, shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor takim në Romë
Kur finalizohet marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për pensionet
Kush përfiton?