MENU
klinika

"Paskemi pune sot!"

Fredi Beleri çon në Gjykatë Artan Hoxhën për shpifje, reagon gazetari

06.02.2024 - 13:55

Kryetari i zgjedhur për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri , ka çuar në Gjykatë gazetarin investigativ, Artan Hoxhën, pasi e akuzon këtë të fundit për “shpifje” dhe “fyrje”.

Ka qenë vetë Hoxha i cili ka bërë publike njofimin e ardhur në adresën e tij ditën e djeshme nga Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë, ku Beleri e akuzon për veprat penale të parashikuara nga nenet 119/2 dhe 120/2 të Kodit Penal.

“Paskemi pune sot!!! Me “viktimen akuzuese” Dhionisios Alfred Beleri.

Thote mire populli, “halli hallit nuk i ngjan”..”, shkruan Hoxha.

Deklaratat dhe faktet që Hoxha ka publikuar dhe ka raportuar nëpër studio televizive lidhur me ngjarje që prekin Fredi Belerin kanë qenë të shumta.

Jo më lag se disa muaj më parë, gazetari postoi një artikull të vjetër që daton që nga 20 marsi i vitit 1995, ku thuhej se si si një trup komando terroriste synoi të asgjësonte repartin kufitar të ushtrisë shqiptare, në fshatin Llongo të Gjirokastrës. Hoxha tha se kishte hasur në atë gazetë emrin e Fredi Belerit dhe shkruhej “e bardha në të zezë” se si kryebashkiaku i Himarës, ishte i përfshirë në Masakrën e Peshkëpisë.

Duke iu referuar artikullit grek, Hoxha nënvizonte faktin se Beleri, i cili ndodhet që nga maji pas hekurave ishte pjesëtar i komandos terroriste, ku u vranë dy Dëshmorët e Atdheut, Fatmir Shehu dhe Arsen Gjini, dhe u plagosën 3 ushtarë te tjerë.

Sakaq, nëpër studio televizive Hoxha ka thënë se pas 29 vitesh autoritetet shqiptare nuk kanë mundur ta çojnë Bejlerin në bankën e të akuzuarve për masakrën e Peshkëpisë.

“Kemi 29 vite dhe ne vazhdojmë…, asnjëherë nuk arritëm ta çonim në bandën e të akuzuarve dhe ta akuzonim për masakrën e Peshkëpisë. Autoritetet shqiptare kanë kërkuar disa herë të ngrihet akuzë, por asnjëherë deri tani për shkak të ndërhyrjeve autoritetet tona nuk kanë mbërritur ta akuzojnë.

Ka qenë kandidat për bashkinë e Himarës dhe ka qenë interesante se nuk votonte dot vetë. Ne e denoncuam që nuk kishte pasaportë dhe ai doli dhe tha se më kanë vjedhur pasaportën”, ka thënë Hoxha më herët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shpërthen në akuza ndaj Berishës e Metës

I dolën në mbrojtje Fredi Belerit, nuk përmbahet Artan Hoxha