Duket se hetimit lidhur me koncesionin e sterilizimeve po i vjen fundi.
Mësohet se SPAK po përgatit mbylljen e hetimeve në lidhje me këtë koncesion.
Gazetarja Klodiana Lala ka treguar detaje duke thënë se po merren në pyetje personat e fundit.
Gjasat janë që ish-ministri i shëndetësisë të dërgohet veçmas për gjykim.
Në nëntor 2023 me kërkesë të SPAK gjykata caktoi masën detyrim paraqitje për ish-ministrin për akuzën shpërdorim detyre.
Hetimi bën fjalë për shkeljet e pretenduara nga SPAK, në koncesionin e sterilizimit me vlerë 100 milionë euro dhe afat 10-vjeçar, të fituar nga biznesmeni Ilir Rrapaj tashmë i arrestuar bashkë me ish – zëvendës ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj.