MENU
klinika

“Indicien e parë e dha mbesa”

Gazetarët për vrasjen në Durrës: Fëmijët kërkonin tu kthehej makina, nuk kishin hallin e të atit

26.02.2024 - 23:39

Gazetarët Armand Bajrami dhe Dorjana Bezat kanë treguar detaje nga krimi që tronditi Durrësin. Sipas tyre, fëmijët deklaruan zhdukjen e babait, por nuk i kishin rënë asnjëherë në telefon. Po ashtu kanë treguar se ata kërkonin në polici t’u kthehej makina e të atit, sepse pretendonin se kishin mbetur në këmbë.

Armand Bajrami: Është mjaftueshëm i rëndësishëm pas denoncimit të djalit është angazhuar policia e shtetit për ta gjetur. Tre ditë më vonë është gjetur automjeti. Ka qenë indicjen e parë, e ka dhënë një fqinj i familjes.

Dorjana Bezat: Ka qenë mbesa, sepse e kishte vendin përballë banesës. Ajo ka thënë që e kam parë makinën. Ata kanë pretenduar se Pëllumbi ka shkuar në varreza.

Armand Bajrami: Në dyshimet se ai ishte vrarë ka vijuar kërkimi. Mjeti është marrë me karrotrec dhe më pas është ekzaminuar. Ishte i mbyllur me çelës. Policia ka ndërtuar një profil të Pëllumb Metës dhe rezultoi se ishte i qetë dhe ndante punët me kolegët. Një person që punonte gjatë natës si roje nate, që s’kishte konflikte, shtoi dyshimet se nuk kishim të bënim me një vrasje. Më pas janë pyetur fëmijët dhe bashkëshortja. Ndërkohë që policia ishte në kërkim, rezultoi se vetë fëmijët nuk kishin telefonuar të atin.

Kolegu ishte ai që e kishte marrë disa herë në telefon. Ai ka thënë se e ka telefonuar se nuk ishte në vendin e punës dhe i ka rezultuar i fikur. Janë bërë më pas këqyrjet e qelizave telefonike të fëmijëve për të parë se si kishin proceduar. Kur janë pyetur nga policia se nëse keni dyshuar se familjari juaj ka probleme mendore a keni bërë një kontroll, përgjigja ka qenë negative. Sërish është dyshuar. Automjeti “Citroen” në pjesën e sediljes është gjetur një fije floku dhe dy tre prova të tjera. Kështu kanë filluar të çedojnë.

Dorjana Bezat: Shqetësimi i fëmijëve nuk ishte humbja e babait por makina. Shkonin në polici për të kërkuar makinën se thoshin mbetëm në këmbë. Kur do të në ktheni makinën.