MENU
klinika

Vrasja e Pëllumb Metës

Gazetari zbulon detaje: Autor është Hyseni, në makinë u gjet një fije floku

26.02.2024 - 19:38

Gazetari Dritan Laci ka folur lidhur me vrasjen e 50-vjeçarit Pëllumb Meta, duke zbardhur edhe detaje të tjera.

Ai tha se në makinën e babait, që Hysen Meta, djali i madh i familjes, e ka larguar nga shtëpia, është gjetur një fije floku që po i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.

Sipas tij Hygerta Meta ka pranuar të marrë autorësinë e krimit pasi dënimi për të do të ishte më i vogël.

“Mendoj që ishin të pritshme dëshmitë që u dhanë nga tre fëmijët. Sigurisht që nuk ishte e pritshme pjesa që do të kundërshtonin edhe një herë njëri-tjetrin. Ballafaqimi me provat, që është bërë nga grupi hetues nuk lë asnjë lloj hamendësimi që vrasësi ka qenë Hyseni dhe vajza e ka ndihmuar. Është vënë përpara provave, në mëngjes kur është bërë groposja e trupit kanë qenë dy makina në lëvizje. Makina e parë që është lëvizur nga Hyseni dhe e dyta nga mbrapa nga Amarildo, që e kishte marrë nga një mik.

Nga kontrolli i kamerave është verifikuar që ka pasur lëvizje të dyshimta. Më pas është parë se makina e parë nuk është kthyer, por vetëm ai që drejtohej nga Amarildo. Përpos kësaj është gjetur edhe një fije floku, që është ende në ekspertizë. Përpara këtyre provave, vajza që tha e ka vrarë ajo babain, është tërhequr dhe ka thënë se e ka bërë vëllai i saj Hyseni, ndërsa ajo ka pastruar shtëpinë dhe paketimin e trupit. Vëllai tjetër i vogël dhe nëna nuk kanë qenë në banesë. Vajza nuk është ende 19 vjeçe, i mbush në 30 mars aq. Duke qenë vajzë dënimi mund të jetë më i lehtë. Por duhet parë se cili ka qenë ajo që i ka shtyrë këta fëmijë të marrin atë veprim”, tha gazetari.

Ja çfarë ju duhet për përgatitjet!

Si të ulni tensionin e lartë me metoda natyrale

Gjithçka që duhet të dini!

A është fluori në ujin tuaj i sigurt?

Zakonet e përditshme që mund të jenë arsyeja

Ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës?

Efekt anësor i medikamenteve ose...

Jargët sinjalizojnë sëmundje?

Simptomat që mund të përjetoni!

Pse na dobësohet shikimi kur bie borë?