MENU
klinika

Reagon ashpër dhe Vangjel Dule: Ky është abuzim profesional

Gazetarja Klodiana Lala ‘bën për ujë të ftohtë’ avokatët grekë të Belerit

29.02.2024 - 15:42

Gazetarja Klodiana Lala gjatë një konference për mediat që avokatët grekë dhe shqiptar të Fredi Belerit mbajtën në Tiranë, iu drejtua me disa pyetje.

Lala i pyeti ata nëse janë duke intimiduar institucionet e drejtësisë, e po ashtu kërkoi një koment edhe për çështjen e pronave çame.

Një prej avokatëve të Belerit, grek, lidhur me pyetjen e parë deklaroi se nuk duan të frikësojnë drejtësinë, por kërkojnë një proces të drejtë. Ndërsa sa i takon pyetjes për pronat çame, të dy ata iu shmangën duke thënë se nuk ndodhen në Tiranë për këtë çështje.

“Duhet të qëndrojë larg nesh fjala intimidim për institucionet e drejtësisë. Ne jemi anëtarë që shprehim vullnetin tonë për të pasur një proces të pavarur. Kërkojmë respektimin e të drejtave të njeriut. Nuk kemi menduar ndonjëherë të frikësojmë dikë, apo Gjykatat. Jemi në një garë të përhershme sa u përket gjyqeve të drejta si këtu si në Greqi. Ndërkohë për çështjen e fundit, nuk kemi ne kompetencë të përgjigjemi për këtë. Nuk kemi ardhur këtu për këtë punë”, u shpreh ai.

Më tej Lala vijoi me pyetjen: Do doja që dy avokatët të ishin kaq të zellshëm edhe për çështjen e pronave çame sikurse janë edhe për çështjen e Zotit Beleri, pasi qindra mijëra qytetarë çamë janë larguar me dhunë dhe u janë djegur shtëpitë dhe nuk e kanë gjetur të drejtën e tyre. Do doja të ishit më ezaurues për këtë pyetje!

Por kësaj pyetjeje iu përgjigj Vangjel Dule, i cili me një ton të lartë iu drejtua gazetares duke i thënë se ky është abuzim profesional.

“Ky quhet abuzim profesional! Kemi pyetje të tjera?”, tha Dule.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Avokati grek: Raste të tjera janë trajtuar ndryshe

“Në rastin e Belerit nuk është respektuar prezumimi i pafajësisë”

"Fenomeni i shit-blerjes së votave duhet çrrënjosur, por…"

Beleri 10 muaj në burg, Vangjel Dule: Gjueti shtrigash