Gazetarja Dorjana Bezati, ka nxjerrë detaje të reja lidhur me familjen e Pëllumb Metës, i cili u vra nga fëmijët e tij dhe më pas u gropos në oborrin e banesës.
Në një intervistë për emisionin “Top Story”, Bezati deklaroi se vajza e madhe e familjes së Pëllumbit ishte ndarë nga burri ditën e djeshme për shkak të paragjykimit dhe ishte kthyer të banonte me nënën dhe gjyshen.
Më tej gazetarja shtoi se burri i kishte thënë vajzës së madhe të Pëllumbit se ju jeni gra që vrisni dhe se nuk mund të jen në familje
“Shkova për të takuar Blerinën pastaj dhe njerëzit e saj për ta pyetur më imtësisht a ka përjetuar dhunë, Ajo ndodhej në ambientet e paraburgimit për të çuar veshje dhe ushqim fëmijët, dhe në shtëpi ishte vetëm nëna e saj. Kishte kushte nën minimale jetese, fshati i kishte abandonuar. Porta me ngjyrë të zezë i kishte shënuar edhe fatin e tyre, banorët më tregonin historitë e tyre ndër vite. Vajza e madhe po përballet me shkatërrimin e familjes së saj. Nuk flitej për vdekjen e vjehrrës, nuk kishte pendesë. Nuk kishte as pendesë për vrasjen e pëllumbit. Ajo jetë ishte harruar, nuk ekzistonte. Në atë ambient jetojnë sot Blerina dhe e bija e Blerinës, sepse bashkëshorti po e gjykon për historinë e gjyses dhe nënës.
Ju jeni gra që vrisni dhe nuk mund të jeni në familje. Vajza i ka folur nënës, bashkëshorti ishte kundër. Babai ka qenë autoritar ka treguar nëna. Më bëri përshtypje kur relativizonte vdekjen, Pëllumbi nuk ka vdekur thoshte, nuk pranonte të kishte vdekur dhe vjehrra e saj. Nxori vetëm disa pika gjak tha dhe hiqej sikur kishte vdekur. Gjyshi thoshte nëse janë autorë, gjykata t’i ndëshkojë. Që në karakterin e saj të hershëm, vrasje fëmijësh, makrabitete, ngjarje të viteve 80’, pretendonte që kunatat i kishin vrarë dy vajza, që vjehrra i hante fëmijët sapo i lindte. Burri i saj ishte 80 vjeç dhe thoshte se e tradhtonte. Këto karakteristika i kishte edhe Blerina, edhe pretendonte se Pllumbi e tradhtonte”, tregoi gazetarja Bezati.