MENU
klinika

Opozita ka paralajmëruar protestë

Gazment Bardhi mbledh grupin disa orë para nisjes së seancës plenare!

05.02.2024 - 11:31

Kreu i grupit të opozitës, Gazment Bardhi do të mbledhë deputetët demokratë disa orë para nisjes së protestës së paralajmëruar ditën e sotme.

Deputetët e opozitës do të mblidhen në orën 12:00 në sallën e grupit.

“Te nderuar kolegë, Nesër, e hënë, ora 12:00, do te zhvillojmë mbledhjen e grupit parlamentar, në sallën e grupit. Ju falenderoj!”, shkruhet në mesazhin që kreu i Grupit u ka dërguar deputetëve.

Ndërkohë demokratët do të zhvillojnë protestën e parë për këtë vit në orën 17:00 para Parlamentit kundër mazhorancës socialiste, e cila sipas tyre, po shkel të drejtat kushtetuese të opozitës.

Burime pranë “Rithemelimit” sqarojnë se protesta do të zhvillohet jashtë sallës së seancave plenare, ndërkohë që deputetët do të protestojnë brenda Kuvendit duke tentuar të bllokojnë mbledhjen. Megjithatë, numri i deputetëve të opozitës që lejohen të marrin pjesë në seancë është më i vogël, pasi 19 prej tyre janë përjashtuar.

Mbledhja e Parlamentit do të fokusohet vetëm te diskutimet për problemet e qytetarëve dhe nuk ka ligje që duhen miratuar e në kushtet kur opozita do të bllokojë foltoren, pritet që seanca të zgjasë vetëm pak minuta.

Më pas deputetët që njohin si kryetar të PD-së, Sali Berishën, do t’u bashkohen protestuesve jashtë ambienteve të Parlamentit dhe rreth orës 18:00 pritet që demokratët të zhvendosen te rruga pranë shtëpisë së liderit të opozitës Berisha, i cili prej datës 30 dhjetor ndodhet në arrest shtëpie.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë pritet të ndodhë, ja skenarët

Mblidhet sot Kuvendi, opozita protestë para Parlamentit!