MENU
klinika

“Protesta na zhgenjeu”

Gjekmarkaj: Bashkimi i PD nuk zhbëhet më

24.02.2024 - 14:11

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka reaguar lidhur me situatën e opozitës por dhe aksionin e saj.

Sipas tij protesta e 20 shkurtit i ka zhgënjyer të gjithë në një farë mënyre, disa pozitivisht e disa negativisht.

Sipas tij bashkimi i PD është elementi më thelbësor dhe protesta nuk është çështje numrash, por fryme dhe shprese, gjë që u arrit.

“Me thirrjen e opozitës më 20 shkurt u realizua një protestë e madhe. Në një farë mënyre ajo i zhgënjeu të gjithë, dikë pozitivisht e të tjerë negativisht.
Arsyet pse ata dolën janë disa. Bashkimi i PD-së është elementi më thelbësor. Kjo ngjarje nuk është çështje numrash por fryme dhe shprese. Ajo e arriti këtë. Instinkti bazik i një shoqërie që bombardohet orë e çast me propagandë qeveritare e diplomatike në shërbim të pushtetit vepron në ndërgjegjet individuale. Mungesa e çfarëdoshme e hapësirave të lirisë ku të përfaqësohet zëri dhe populli opozitar ka zhbalancuar gjithçka.
Perceptimi në rritje që Sali Berisha është arrestuar pa akuzë në thyerje të Kushtetutës si i përzgjedhur për tu bërë shembull tek gjithsecili ka shkaktuar pikëpyetje. Aferat korruptive, skandalet me paranë publike, arroganca e një qeverie e cila na vërtit 11 fytyra në 11 vjet e varfër dhe e lodhur tashmë edhe në retorike”, ka thënë Gjekmarkaj.

Deputeti deklaron se i gjithë diskursi politik, aktualisht është përqëndruar tek opozita.

Sipas tij, edhe pjesëmarrja në protestë ishte një mesazh për Partinë Demokratike nga qytetarët.

“Pyetjes a dolën shumë njerëz për Sali Berishen në protestë, i përgjigjem sigurisht që po, por shumica e tyre dolën për të gjitha arsyet bashkë! Por ata dolën për shumë më tepër se kaq! Ata i thanë opozitës shpejto, vrapo, ndiqe dëshirën për ndryshim dhe përgjigjiu asaj me program, ide, oferta dhe njerëz të rinj sa më shumë të tillë! Lider është Berisha prej 34 vitesh , dhe jo të gjithë bashkudhëtarët e tij duhet të jenë fytyra e “re” e PD. Ai kete pozicion e merr me votë, ndonëse personalisht do kisha preferuar realitet tjetër, po të tjerët si “besnik” të tij mbijetojnë? A mjafton kaq ! Të gjithë duhen , por secili duhet të bëhet i arsyeshëm për të shtuar numrat, jo të asgjësojnë vetveten duke “rritur” Berishën që tua kthejë me vendin në listë. Bashkimi u bë, nuk zhbëhet më, ishte minimumi si detyrim ndaj njerzve”, ka shkruar Gjekmarkaj.