MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Gjumi cilësor rigjeneron lëkurën?

02.02.2024 - 14:21

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Gjumi cilësor rigjeneron lëkurën?

Mjeku:Orët e mjaftueshme të gjumit cilësor janë një nevojë jetike e trupit. Gjatë gjumit, lëkura shërohet nga të gjitha dëmtimet dhe inflamacionet, dhe rrathët e errët fshihen. Neglizhimi i rutinës së gjumit cilësor është i keq për trupin tuaj, veçanërisht për lëkurën, sepse përkeqëson më tej gjendjen e tij, si puçrrat, skuqjet, thatësinë, alergjitë e ndryshme. Gjumi i mirë rigjeneron lëkurën, largon qelizat e vdekura, rrit qarkullimin e gjakut dhe rikthen kolagjenin dhe elastinën.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.