MENU
klinika

I ndryshohet akuza

Gjykata e Posaçme jep dënimin për Safet Gjicin dhe Alma Kaçin, ja sa dënohet ish-kryebashkiaku

07.02.2024 - 21:12

Safet Gjicit gjithashtu i është hequr e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.
Ish kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici është dënuar nga GJKKO me tre vite burg për shpërdorim detyre! Ndërkohë që për shkak të gjykimit të shkurtuar, Gjici do të vuajë përfundimisht 2 vite burg.

Në anën tjetër, Alma Kaçi, protagonistja në videon me ish-kryebashkiakun Gjici, është dënuar me 1 vit burg për prostitucion. Safet Gjicit gjithashtu i është hequr e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

Me dhënien e vendimit, Gjykata e Posaçme bëri edhe riakualifikim të veprave penale për të cilat u shpallën fajtorë Gjici dhe Kaçi. Gjykata ndryshoi akuzën për Gjicin nga korrupsioni pasiv në shpërdorim detyre dhe për Kaçin nga korrupsion aktiv në prostitucion.

Ndërkohë që gjatë seancës së sotme në GJKKO, Gjici i kërkoi falje familjes, teksa fajësoi për videon ish-kreun e këshillit të qarkut të Kukësit, Abedin Uruçin.

“Unë kam marrë dënimin më të madh, është dënimi moral. Iu kërkoi falje familjarëve të mi dhe qytetarëve të Kukësit. Përplasja ime me Abedin Orucin ka nisur që në vitin 2019 kur unë në cilësinë e kryetarit të bashkisë i hoqa atij rrethimin e sheshit para bashkisë sepse nuk ishte proneëe tij. Nuk e kam lejuar të ndërtojë një objekt pa leje ne afërsi të liqenit të Kukësit, si dhe kam patur edhe përplasje fizike kur në Kukësi ishte ambasadorja holandeze. Konflikti mes nesh ka qenë i hapur dhe ai e pagoi Alma Kacin ne shenje hakmarrje pse unë nuk e lashë te zaptonte pronat e bashkisë dhe të ndërtonte në mënyrë të paligjshme”, tha Gjici.

Mbrojta e Gjicit insistoi se Alma Kaçi ishte paguar për të realizuar videon dhe po ashtu, kanë ngritur dyshime se ajo ka pasur komunikime me Abedin Oruçin në lidhje me çështjen e videos dhe kartën memorie që është bërë regjistrimi.

“Pamjet janë gjetur tek një usb në banesën e Kaçit. Po ashtu njohja mes Abedinit dhe Almës është e hershme dhe ata kanë folur vazhdimisht me njëri-tjetrin në lidhje me këtë çështje. Pse prokuroria nuk hetoi faktin që Abedin Oruci i ka dhënë prokurë avokatit që ta përfaqësojë në çdo shkallë gjyqësore? Po ashtu pse prokuroria në datën 9 tetor kur e ka pyetur Abedin Oruçin nuk i ka kërkuar shpjegime për komunikimet me Almën”, shprehet mbrojtja e Safet Gjicit.

Sipas mbrojtës në datë 23 maj 2023 ka qenë takimi i parë mes Safet Gjicit dhe Alma Kacit, kohë në të cilën ata kanë kryer marrëdhënie seksuale.

Kujtojmë se ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici u arrestua nga policia më 24 qershor të vitit 2023, pas publikimit të videos seksuale në zyrën e Bashkisë Kukës me Alma Kaçin.

Gjici u filmua duke kryer marrëdhënie intime me një vajzë, por pasi u publikua videoja e plotë rezultoi se 40-vjeçarja Alma Kaçi në këmbim do të merrte tenderin për menaxhimin e qenve të rrugës në Kukës